Ndërlidhjet

Vulin kërcënon me bojkotimin e zgjedhjeve


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë simbolet shtetërore të Kosovës, ashtu siç paralajmërohet nga Prishtina.

Duke folur për televizionin shtetëror serb, Vulin ka thënë se OSBE-ja duhet të jetë neutrale ndaj statusit.

"OSBE-ja, ose do të jetë neutrale ndaj statusit, ose nuk do të ketë zgjedhje”, është shprehur ai.

Vulin po ashtu ka thënë se Prishtina, tash një kohë të gjatë, shpreh frikë nga mundësia që serbët të marrin të gjitha të drejtat që kanë fituar me Marrëveshjen e Brukselit dhe se, tash një kohë të gjatë, tregohet si kundërshtari më i madh i daljes së serbëve në zgjedhje.

"Për të marrë pjesë në zgjedhje, serbët nuk duhet ta pranojnë shtetin e Kosovës dhe nuk janë të obliguar të bëhen shtetas të Republikës së Kosovës. Marrëveshja është neutrale ndaj statusit dhe vetëm me këto kushte dhe pa kurrfarë simbolesh të shtetit të ‘paqenë’, serbët do të pranojnë listat zgjedhore", ka thënë Vulin.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 3 nëntor.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG