Ndërlidhjet

Gjendet i gjallë një nga kinezët e zhdukur në Kabul


Afganistan

Afganistan

Mediat shtetërore kineze thonë se njëri prej dy shtetasve kinezë, i cili ka figuruar i zhdukur në Kabul, është gjetur i gjallë dhe është transferuar në një lokacion të sigurt.

Televizioni Qendror i Kinës ka raportuar se trupi i shtetasit të dytë të zhdukur është zbuluar të shtunën, por më vonë e ka tërhequr këtë raport, duke thënë se ai vazhdon të jetë i zhdukur.

Të dy ata janë zhdukur qysh të enjten, kur persona të armatosur kanë sulmuar një ndërtesë apartamentesh në Kabul dhe kanë vrarë tre shtetas kinezë, në mesin e tyre dy gra.

Agjencia Xinhua ka thënë se kinezët, tashmë të vrarë, kanë qenë të angazhuar në një biznes të vogël në Afganistan.

Ajo nuk ka dhënë detaje për llojin e biznesit apo motivet e mundshme për krimin.
XS
SM
MD
LG