Ndërlidhjet

Sulmi i SHBA-së vret dy militantë në Jemen


Jemen
Jemen
Një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka vrarë dy militantë të Al Kaidës në jug të Jemenit. Sulmi në provincën Lahj ka plagosur edhe dy kryengritës të tjerë, njërin nga të seriozisht.

Zyrtarët ushtarakë thonë se ky ka qenë sulmi i parë i telekomanduar në këtë zonë.

Një total prej nëntë sulmesh amerikane në Jemen, qysh më 27 korrik, kanë vrarë 38 militantë të dyshuar, përfshirë shtatë sauditë dhe një krijues bombash nga Pakistani.

Sulmet kanë ndodhur pasi Uashingtoni ka evakuuar stafin diplomatik nga Jemeni, pasi raportet e inteligjencës kanë sugjeruar se Al Kaida është duke planifikuar një sulm të madh terrorist.

Tetëmbëdhjetë përfaqësi diplomatike të SHBA-së, që janë mbyllur javën e kaluar në Afrikë dhe Lindje të Mesme, pritet të rihapen sot.

Por, ambasada në Jemen dhe konsullata në Lahore të Pakistanit do të mbesin të mbyllura tash për tash.
XS
SM
MD
LG