Ndërlidhjet

Në Guantanamo pritet të intensifikohet greva


Burgu në Guantanamo

Burgu në Guantanamo

Autoritetet amerikane në burgun ushtarak të Guantanamos janë duke u përgatitur për më shumë greva të urisë nga të paraburgosurit, tani që Muaji i Ramazanit ka përfunduar.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Sam House, ka thënë se 106 nga 166 të paraburgosurit kanë qenë në grevë urie para se ka nisur Ramazani.

Zyrtarët e burgut thonë se numri i grevistëve ka rënë kur autoritetet kanë ofruar “falje për Ramazan” për të paraburgosurit që pëballen me procedime disiplinore.

Zëdhënësi i Guantanamos, kapiteni Robert Durand, ka thënë se mbetet të shihet nëse të paraburgosurit do të rinisin grevën.

Nëse bëjnë një gjë të tillë, zyrtarët thonë se grevistët do të vazhdojnë të ushqehen me forcë.
XS
SM
MD
LG