Ndërlidhjet

Bahrejni dëbon një mësuese amerikane


Bahrejn

Bahrejn

Bahrejni ka dëbuar një mësuese amerikane për shkak të, siç ka thënë, shkrimeve “radikale” në Twitter dhe faqe të tjera interneti.

Erin Klibride, nga shteti Main, është larguar nga Barhejni dhe pritet të arrijë në SHBA të dielën.

Ministria për Komunikime e Bahrjenit ka thënë se Kilbride ka shkelur kushtet e vizës, duke punuar “ilegalisht” si “gazetare e paakredituar”.

Ministria po ashtu ka thënë se ajo ka përdorur Twitter-in dhe ueb-faqe të tjera për të publikuar shkrime për Bahrejnin, të cilat janë parë si nxitje e urrejtjes ndaj qeverisë dhe anëtarëve të familjes mbretërore.
XS
SM
MD
LG