Ndërlidhjet

Në Mali zhvillohet balotazhi presidencial


Timbuktu, Mali
Timbuktu, Mali
Qytetarët e Malit votojnë sot në balotazhin presidencial. Ata do të zgjedhin në mes të ish-ministrit të Financave, Soumaila Cisse, dhe ish kryeministrit Ibrahim Boubacar Keita, i cili është favorit për të fituar.

Këto janë zgjedhjet e para në këtë vend që nga fillimi i vitit 2012, kur një rebelim ka çuar në përmbysjen e liderit Amadou Toumani Toure dhe në një shpërthim të dhunës separatiste në veri të vendit.

Trazirat kanë bërë që Franca të dërgojë mijëra trupa në janar të këtij viti, për të dobësuar kontrollin e rebelëve islamikë.

Rrethi i parë i zgjedhjeve është mbajtur më 28 korrik.
XS
SM
MD
LG