Ndërlidhjet

Papa uron myslimanët për fundin e Ramazanit


Papa Françesku

Papa Françesku

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka uruar myslimanët për fundin e Ramazanit dhe ka bërë thirrje për më shumë mirëkuptim midis të krishterëve dhe myslimanëve.

Duke folur para dhjetëra-mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa u është referuar myslimanëve si “vëllezërit tanë”.

“Do të doja të shpreh urimet e mia për myslimanët në gjithë botën, për vëllezërit tanë, të cilët sapo kanë festuar fundin e Muajit të Ramazanit, të përkushtuar sidomos për agjërim, lutje dhe bamirësi”, ka thënë Papa.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje të krishterëve dhe myslimanëve që të promovojnë respekt për njëri-tjetrin, “sidomos përmes edukimit të brezave të rinj”.
XS
SM
MD
LG