Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë të NATO-s në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
NATO-ja ka bërë të ditur se tre ushtarë të saj janë vrarë nga një sulm në lindje të Afganistanit.

Aleanca Veriatlantike ka thënë se trupat e saj kanë vdekur të dielën, por nuk ka zbuluar lokacionin e saktë të sulmit dhe as nacionalitetin e ushtarëve.

Këta janë ushtarët e parë të NATO-së që vriten këtë muaj në Afganistan.

Forca e udhëhequr nga NATO-ja ka rreth 100,000 trupa ndërkombëtare në këtë vend, 68,000 prej të cilave janë nga Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha trupat luftarake të NATO-s do të lënë Afganistanin në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG