Ndërlidhjet

Zimbabve mohon marrëveshjen me Iranin


Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe.
Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe.
Zyrtarët në Zimbabve kanë mohuar raportet e mediave britanike se vendi afrikan ka nënshkruar marrëveshje sekrete të uraniumit me Iranin.

Ministria e Minierave e Zimbabvesë ka thënë se raporti i “The Times” është “gënjeshtër me qëllim të keq dhe të hapur”.

Gazeta britanike ka thënë se zëvendësministri i Minierave i Zimbabvesë, Gift Chimanikire, ka pranuar se ka parë marrëveshjen për furnizim me uranium të Iranit.

Ish-presidenti i Republikës Islamike, Mahmud Ahmadinejad, ka vizittuar kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare, në vitin 2010 dhe ka marrë mbështetje nga presidenti Robert Mugabe për të drejtën e Teheranit në program bërthamor.

Perëndimi thotë se Irani pasuron uranium për krijimin e armës atomike, por Teherani thotë se programi i tij është vetëm për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG