Ndërlidhjet

Janjiq: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje, e obliguar


Analisti serb, Dushan Janjiq.

Analisti serb, Dushan Janjiq.

Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se serbët e veriut të Kosovës janë të detyruar me Marrëveshjen e Brukselit që të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës.

“Serbët e veriut, ashtu si edhe të pjesëve të tjera të Kosovës, janë të detyruar me Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar në muajin prill nga kryeministrat Daçiq dhe Thaçi, që të dalin në zgjedhjet lokale”, ka thënë Janjiq për agjencinë Fonet.

Sipas tij, ata janë të obliguar që të inkuadrohen në sistemin kushtetues, ligjor dhe institucional të Kosovës, por, nga ana tjetër, “është e vërtetë se ata nuk i ka përfshirë askush në negociata” dhe se këto janë “obligime të imponuara".

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 3 nëntor.
XS
SM
MD
LG