Ndërlidhjet

Rrëmbehet një ligjvënëse afgane


Afganistan

Afganistan

Zyrtarët lokalë thonë se një anëtare e Parlamentit të Afganistanit është rrëmbyer nga kryengritës të dyshuar në provincën Ghazni.

Një zyrtar i lartë, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka konfirmuar për Radion Afganistani i Lirë se Friba Ahmadi Kakar është rrëmbyer të shtunën vonë së bashku me dy fëmijët e saj.

Kakar ka qenë duke udhëtuar nga Kandahari për në Kabul.

Ajo është përfaqësuese e Kandaharit në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Zyrtarët në këtë qytet kanë konfirmuar po ashtu rrëmbimin.

Përgjegjësinë për aktin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
XS
SM
MD
LG