Ndërlidhjet

Pakistan-Indi: Përleshje në Kashmir


Kashmir/Indi

Kashmir/Indi

Forcat pakistaneze dhe indiane kanë shkëmbyer zjarr në Kashmir, duke destabilizuar edhe më tej armëpushimin dhjetëvjeçar në rajonin e kontestuar me shumicë myslimane.

Një roje e kufirit indian është plagosur pasi ushtarët pakistanezë kanë hapur zjarr në jugperëndim të Jamusë.

Autoritetet indiane kanë thënë se ky është sulm i paprovokuar, por Pakistani ka akuzuar forcat e Indisë për qitje të njëanshme në postet e tij kufitare në Kashmir dhe në provincën fqinje Punxhab.

Luftimet janë të fundit në valën e përleshjeve kufitare mids dy fqinjëve.

Territori i Kashmirit është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit me kufi të monitoruar nga Kombet e Bashkuara, por ai pretendohet në formën e plotë nga të dyja shtetet.
XS
SM
MD
LG