Ndërlidhjet

Mbi 20 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Së paku 22 persona kanë humbur jetën në Afganistan, si pasojë e përmbytjeve.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave ka thënë se shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur zona të ulëta në Kabul, Parvan, Kapica dhe Paktia.

Gjashtë fëmijë janë në mesin e të vdekurve nga përmbytjet, të cilat po ashtu kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi, një xhami dhe sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore.
XS
SM
MD
LG