Ndërlidhjet

logo-print

Medvedevi i kthen emrin perandorik stacionit të trenit


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka rikthyer emrin perandorik të një stacioni të trenit, i cili ndodhet pranë ish-pallatit të carit në Shën Petersburg.

Medvedev ka urdhëruar që stacioni t’i kthehet emrit origjinal Tsarskoye Selo, ose Fshati i Carit, të cilin është detyruar ta braktisë pas Revolucionit Bolshevik më 1917.

Për afro një shekull, stacioni është njohur si Detskoye Selo, apo Fshati i Fëmijëve.

Stacioni është i ngarkuar me turistë, të cilët duan të vizitojnë rezidencën historike verore të familjes mbretërore Romanov.
XS
SM
MD
LG