Ndërlidhjet

Stoltenberg si shofer taksie e merr vesh çfarë mendojnë norvegjezët


Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg
Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg
Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg është maskuar si shofer taksie dhe në mënyrë sekrete ka vozitur pasagjerët nëpër Oslo, një veprim ky që po vlerësohet i çuditshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.

Partia Liberale e Stoltenbergut ka publikuar pamje filmike të dielën duke shfaqur momente kur pasagjerët e kanë kuptuar se shoferi i taksisë është në fakt kryeministri i vendit.

Stoltenberg ka thënë se ai ka vepruar kështu sepse dëshiron që të zbulojë se “çfarë mendojnë sakt njerëzit”.

Ai ka thënë se “njerëzit me të vërtetë e thonë atë që e mendojnë për shumicën e gjërave” kur janë në një taksi.

Zëdhënësja e Partisë Liberale, Pia Gulbrandsen ka thënë se një kompani reklamash ka ndihmuar në realizimin e këtij veprimi.

Zgjedhjet parlamentare të Norvegjisë do të mbahen më 9 shtator.

Të dhënat mediale thonë se Partia Liberale e Stoltenbergut është duke u zvarritur nëpër sondazhe me partinë opozitare konservatore.
XS
SM
MD
LG