Ndërlidhjet

Izreali liron grupin e parë të palestinezëve


Një palestinez me uniformen ushtarake izraelite qëndron i ulur brenda në burgun që forcat izraelite e kanë përdorur në Gaza për të mbajtur të burgosurit gjatë okupimit izraelit të Rripit të Gazës, 11 Prill 2013
Një palestinez me uniformen ushtarake izraelite qëndron i ulur brenda në burgun që forcat izraelite e kanë përdorur në Gaza për të mbajtur të burgosurit gjatë okupimit izraelit të Rripit të Gazës, 11 Prill 2013
Një komitet ministror izraelit e ka aprovuar lirimin e 26 të burgosurve palestinezë sipas një marrëveshje që ka për qëllim për të hapur rrugë për vazhdimin e dialogut për paqe të nxitur nga SHBA-të.

Ky do të jetë grupi i parë nga katër sa do të lirohen në tërësi, pas së cilit 104 të burgosur do të jenë të lirë.

Pas grupit të parë, 78 të burgosurit e mbetur do të lirohen gjatë nëntë muajve të ardhshëm nëse bisedimet për paqe vazhdojnë.

Qeveria izraelite të dielën gjithashtu e ka aprovuar ndërtimin e më shumë se 1000 shtëpive të reja për banorët hebre në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Vendimi i së dielës është ndërmarrë para një raundi të ri të bisedimeve izraelito – palestineze që janë paraparë të nisin të mërkurën në Izrael dhe Bregun Perëndimor.

Bisedimet janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në territorin e okupuar palestinez.

Megjithë zemërimin e palestinezëve, kryenegociatori Saeb Erekat ka thënë se ata mbesin të “përkushtuar” që t’i jepet përpjekjeve të fundit për paqe “çdo mundësi që e meriton”.

Mbi gjysmë milioni izraelit jetojnë në një dyzinë vendbanimesh që janë ndërtuar nga Izraeli në tokën që është marrë nga ata në vitin 1967 gjatë luftës së Lindjes së Mesme.

Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron këto ndertime si ilegale.

Palestinezët e duan këtë tokë si pjesë të shtetit të tyre të së ardhmes që ata shpresojnë se do arrijnë ta krijojnë në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG