Ndërlidhjet

Venezuelë: Goditja e rrufesë shkakton panikë në një rafineri nafte


Fotografi arkivi e një prej rasteve të zjarreve në rafineritë e naftës në Venezuelë, 27 gusht 2012
Fotografi arkivi e një prej rasteve të zjarreve në rafineritë e naftës në Venezuelë, 27 gusht 2012
Një rrufe që e ka goditur një rafineri të naftës në Venezuelë, të dielën, ka shkaktuar sasi të mëdha të tymit të zi në qiell duke detyruar evakuimin e qindra personave.

Megjithë skenën dramatike të krijuar, nuk janë shkaktuar viktima ndërsa flakët janë kontrolluar pak orë pasi ato janë nxitur nga goditja e rrufesë, presidenti Nicolas Maduro ka njoftuar përmes një postimi në twitter.

Rrufeja e ka goditur “Petroleos de Venezuela”, rafinerinë në Puerto La Cruz, 220 kilometra në lindje të kryeqytetit, Karakas.

Zyrtarët kanë thënë se banorët që fillimisht janë detyruar të evakuohen, më vonë janë lejuar që të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa rafineria nuk është dëmtuar shumë dhe se puna aty i është kthyer normalitetit.

Ky nuk është rasti i parë i zjarreve nëpër rafineritë e naftës në këtë shtet.

Në vitin 2012, një rrjedhje gazi në rafinerinë kryesore të naftës në Amuay, kishte shkaktuar një shpërthim që ka shkatërrua nëntë tanker me naftë duke marrë jetën e 40 personave dhe lënduar më shumë se 150 të tjerë.
XS
SM
MD
LG