Ndërlidhjet

Sot ushtria egjiptiane i largon protestuesit pro-Morsi


Fotografi arkivi e një prej protestave masive në përkrahje të ushtrisë egjiptiane pasi kjo e fundit e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi, 26 korrik, 2013.
Fotografi arkivi e një prej protestave masive në përkrahje të ushtrisë egjiptiane pasi kjo e fundit e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi, 26 korrik, 2013.
Zyrtarët e Egjiptit kanë thënë se forcat e sigurisë pritet të ndërmarrin veprime mëngjesin e së hënës kundër përkrahësve të presidentit të larguar nga pushteti, Muhammed Morsi.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë të dielën se forcat e sigurisë do të nisin shpërndarjen e dy kampeve të protestuesve që janë krijuar nga përkrahësit e presidentit islamik në Kajro, pasi ushtria e hoqi atë nga pushteti para më shumë se një muaji.

Ky veprim do të mund të nxiste më shumë dhunë.

Përkrahësit e Morsit kanë thënë se ata do të vazhdojnë protestat e tyre derisa Morsi të rikthehet në pushtet.

Qeveria e përkohshme e krijuar nga ushtria egjiptiane ka paralajmëruar heqjen e kampeve të protestuesve pasi të mbarojë festa e Bajramit, të dielën.

Më shumë se 250 persona janë vrarë përgjatë përleshjeve që prej se ushtria e hoqi presidentin islamik nga pushteti më 3 korrik, disa ditë pas protestave masive që kërkonin dorëheqjen e tij.
XS
SM
MD
LG