Ndërlidhjet

Gjyqtarja amerikane thotë askush s'duhet të mbajë emrin "Messiah"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një gjykatëse në Tennessee të SHBA-ve ka vendosur që emri i një foshnje të ndryshojë nga “Messiah” (Mesi apo Profet) në Martin duke e arsyetuar vendimin se Mesia i vetëm i vërtetë është Jezu Krishti.

Retuers, duke e cituar një raportim televiziv lokal, ka thënë se nëna e foshnjës është shprehur se ajo do e apelojë vendimin.

Prindërit e Messiah DeShawn Martin, për shkak se nuk pajtoheshin për emrin e foshnjes, kanë dal para gjyqtares për pëkrahje të fëmijve, Lu Ann Ballew, e cila në fund vendosi heqjen nga përdorimi të emrit “Messiah”.

“Fjala ‘Mesi’ është një titull që është merituar nga vetëm një person, dhe ai person është Jezu Krishti”, është shprehur Ballew për një televizion lokal.

Pjesë e arsyetimit të gjykatëses është edhe se fëmija jeton në një qark të Tennessee ku shumica janë kristian dhe se emri do i shkaktonte probleme atij.

Ndërsa e ëma e foshnjës është shprehur: “nuk mendoj që një gjykatëse mund ta ndryshojë emrin e foshnjes sime për shkak të besimit të saj fetar”.

Në kristianizëm Jezusit i referohet si Mesia, ndërsa në judaizëm termi përdoret për një shpëtimtar që pritet të vij në tokë për shpëtimin e hebrenjëve.

Në fjalor, fjala Mesi nënkupton atë që shihet sikur apo pritet e pretendohet të jetë shpëtimtar apo çlirimtar.

“Messiah” është emri i 387-të më i popullarizuar për djemtë që kanë lindur në SHBA gjatë vitit 2012.
XS
SM
MD
LG