Ndërlidhjet

Medvedev uron 60 vjetorin e bombës me hidrogjen


Testi i bombës së parë me hidrogjen bërë në poligonin e rajonit të Semei. Fotografia pa datë e marrë nga youtube.com
Testi i bombës së parë me hidrogjen bërë në poligonin e rajonit të Semei. Fotografia pa datë e marrë nga youtube.com
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev e ka përgëzuar Institutin Shkencor të Fizikës Eksperimentale për 60 vjetorin e testit të bombës së parë me hidrogjen të prodhuar në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Në një mesazh dërguar këtij instituti në Sarov në rajonin Nizhny Novgorod të Rusisë, Medvedev ka thënë se zhvillimi i kësaj bombe “është bërë jo vetëm një instrument efektiv për mbrojtje të sigurisë kombëtare, por edhe një pikë e rëndësishme në ndërtimin e një sistemi të parandalimit global bërthamor, që sot ofron paqe të qëndrueshme në botë”.

Testi i parë bërthamor i Bashkimit Sovjetik është bërë më 29 gusht të vitit 1949.

Testi i parë i bombës me hidrogjen është bërë më 12 gusht të vitit 1953.

Derisa rusët e kanë emërtuar “RDS-6”, kësaj bombe amerikanët i kanë vendosur nofkën “Joe 4”.
XS
SM
MD
LG