Ndërlidhjet

Al Kaeda merr përsipër sulmet e fundit në Irak


Një nga caqet e ditëve të fundit të sulmeve të Al Kaedës
Një nga caqet e ditëve të fundit të sulmeve të Al Kaedës
Grupi kryesor i Al Kaedës në Irak, “Shteti Islamik i Irakut dhe Levant”, e kanë marrë përsipër përgjegjësinë për një seri sulmesh me bombë që kanë vrarë një dyzinë njerëzish dhe lënduar qindra të tjerë gjatë festës së Bajramit.

Grupi ka njoftuar se ka orkestruar të shtunën vetura bombë dhe sulme të tjera në të gjithë Irakun si përgjigje ndaj operacioneve të forcave të sigurisë së Irakut.

Shumica e sulmeve janë bërë nëpër kafene, tregje apo në afërsi të xhamive në zonat ku dominon popullata Shiite.

Autoritetet e kanë rritur numrin e të vrarëve në 74 veta të dielën, duke e konfirmuar se e shtuna ka qenë një nga ditët më të përgjakshme në këtë shtet në gjashtë vitet e fundit.

Sulmet janë bërë pak javë pasi Al Kaeda ka sulmuar burgjet në afërsi të Bagdadit ku u liruan qindra të burgosur, përfshirë edhe militantë duke nxitur kështu paralajmërimin për rritje të dhunës.

Të dielën, nëntë irakian janë vrarë në dhunën e re që e ka përfshirë këtë shtet.
XS
SM
MD
LG