Ndërlidhjet

Sërish tensione e viktima në Kashmir


Një pikë kontrolli indiane përgjatë "Linjës së Kontrollit" në Kashmir

Një pikë kontrolli indiane përgjatë "Linjës së Kontrollit" në Kashmir

India është akuzuar se e ka vrarë një civil pakistanez në një sulm të “pa-provokuar” në Kashmir.

Ky është një nga sulmet në serinë e re të përleshjeve në zonën e kontestuar të Himalajeve.

Një zyrtar ushtarak pakistanez, është cituar duke thënë se trupat indiane kanë sulmuar të hënën tri zona përgjatë zonës së kufirit që njihet si “Linja e Kontrollit”.

Zyrtari ka shtuar se trupat pakistaneze i janë “përgjigjur sulmit indian”.

Zyrtarët indian ende nuk i kanë komentuar këto akuza.

Tensionet përgjatë kufirit që e ndan Kashmirin janë rikthyer më 6 gusht kur pesë ushtarë indian janë sulmuar dhe vrarë.

Nju Delhi e ka fajësuar Pakistanin për sulmin, ndërsa këta të fundit e kanë hedhur poshtë akuzën.
XS
SM
MD
LG