Ndërlidhjet

Vdes Csatary, i akuzuari për krime lufte naziste


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një 98 vjeçar i akuzuar për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore ka vdekur.

Avokati i Laszio Csatary ka thënë se ai ka vdekur të shtunën nga pneumonia në një spital të Budapestit.

Prokurorët hungarez e kanë akuzuar Csatary në qershor për përfshirje në deportimin e hebrenjëve nga një geto na Kassa, tani e njohur si Kosice në një kamp vdekjesh nazist.

Qendra Simon Wiesenthal që kërkon kriminelët e luftës naziste të përfshirë në Holokaust thonë se Csatary, i cili i ka hedhur poshtë akuzat, është dënuar me vdekje në mungesë nga një gjykatë në Çekosllovaki në vitin 1948 për krime të njejta.

Ai ishte arratisur për në Kanada pas Luftës së Dytë Botërore, por është rikthyer në Hungari para 15 vjetësh.
XS
SM
MD
LG