Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në zonën prej nga e ka origjinën Assadi


Fotografi arkivi gjatë luftimeve në Latakia, 25 Prill 2013.

Fotografi arkivi gjatë luftimeve në Latakia, 25 Prill 2013.

Udhëheqësi i Forcave të Lira Siriane e ka vizituar sot krahinën bregdetare të Latakia, derisa luftetarët opozitar po i luftojnë forcat e regjimit të presidentit Bashar al Assad, një aktivist i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP.

Familja e Asadit ka origjinë nga rajoni bregdetar i Latakias, që gjithashtu është edhe rajoni i origjinës së komunitetit Alawit, pjesë e së cilit është edhe Asadi.

Ky rajon ka pasur luftime të intesifikuara gjatë muajve të fundit.

Gjenerali Selim Idris ka thënë se ai ka shkuar në Latakia që të “shoh realitetin e sukseseve të rëndësishme dhe fitoreve që vëllezërit tanë revulucionarë i kanë arritur në frontin bregdetar”.

Vizita e Idrisit po bëhet një javë pasi rebelët kanë nisur “betejën për të liruar bregdetin”.

Që nga atëherë ata kanë arritur të marrin kontrollin mbi 11 fshatra Alawite, sipas Observatoriumit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
XS
SM
MD
LG