Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet prap gazetari i njohur malazez, Softiq


Gazetari Tufik Softiq,

Gazetari Tufik Softiq,

Gazetarit të Vijesti, Tufik Softiq, i është hedhur eksploziv në shtëpinë familjare të tij në Beranama, jo larg vendit kur para gjashtë vjetësh është rrahur brutalisht, njoftojnë mediat e vendit serbe dhe malazeze.

Mjeti shpërthyes është hedhur nga persona të panjohur rreth orës 22 të natës së mbrëmshme.

Eksplozivi është hedhur më pak se një metër prej veturës së Softiqit, të cilën e kishte parkuar 20 minuta më herët.

Në kohën e sulmit, ai ka qenë në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ai ka thënë se vetura nuk është dëmtuar duke nxitur inspektorët të bësojnë se në fakt është hedhur shok bombë.

Më 1 nëntor të vitit 2007, dy persona të maskuar e kanë lënduar rëndë gazetarin e njohur malazez duke e goditur me shkopinj gome në kokë.

Autorët e atij rasti asnjëherë nuk janë sjellur para drejtësisë.

Para sulmit, Softiq ka marrë kërcënime për shkak të teksteve rreth grupeve kriminale të veriut të Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG