Ndërlidhjet

logo-print

India akuzohet për vrasjen e civilit pakistanez


Ushtarë të Indisë në Kashmir

Ushtarë të Indisë në Kashmir

India është akuzuar për vrasjen e një civili pakistanez në një sulm të paprovokuar në Kashmir.

Ky është rasti i fundit në serinë e përleshjeve të vazhdueshme në rajonin e Himalajeve.

Zyrtarë të ushtrisë pakistaneze janë cituar të kenë thënë se trupat indiane kanë hedhur sot predha në tri zona përgjatë kufirit de facto, të njohur si Linja e Kontrollit.

Ata kanë thënë se trupat pakistaneze “i janë përgjigjur zjarrit të Indisë”.

Tensionet përgjatë kufirit që ndan Kashmirin janë ndezur më 6 gusht, kur gjashtë ushtarë indianë janë sulmuar dhe vrarë.

Nju Delhi ka fajësuar ushtrinë pakistaneze për sulmin, por Islamabadi ka mohuar përfshirjen.
XS
SM
MD
LG