Ndërlidhjet

Daka: Nuk është folur për logon në fletëvotime


Valdete Daka
Valdete Daka
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se deri më tani nuk është diskutuar se si do të duket logoja në fletëvotimet e 3 nëntorit.

“Me përgjegjësi të plotë mund të them se nuk është diskutuar kurrë çështja e logos dhe as që ka qenë pjesë e marrëveshjes. Mund të them se kjo marrëveshje, e cila është në fuqi, nuk flet për ndryshimin e simoboleve apo logove, por po ashtu nuk mund të parashikoj nëse ato do të gjenden në fletëvotime”, ka thënë Daka për Tanjug-un.

Ajo po ashtu ka kujtuar se Kosova dhe Serbia, më 19 prill, kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila bazohet në ligjet e Kosovës, përkatësisht “pika 11 e kësaj marrëveshjeje parasheh që zgjedhjet në Kosovë të mbahen sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare”.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë simbolet shtetërore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG