Ndërlidhjet

Arrestohet i dyshuari për grabitjen e postës në Fushë Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Hetuesit policorë të rajonit të Prishtinës, të dielën, kanë arrestuar A. D., (1980), i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘grabitje’ në muajin qershor të po këtij viti.

I dyshuari, më 13.06.2013, rreth orës 02:00 pas mesnate, është futur në lokalet e postës kryesore në Fushë Kosovë përmes dritares dhe nga objekti dhe kasafortat ka grabitur mbushje elektronike, Sim-kartela dhe të holla të gatshme në vlerë prej 10,648 eurosh.

Pas arrestimit të të dyshuarit është bërë edhe bastisja e shtëpisë së tij, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një çantë në të cilën ka pasur 21 Sim-kartela të Vala 900, 188 mbushëse të vlerave të ndryshme të operatorit Vala në vlerë 1,182 euro, 4 shirita paketues të kartelave dhe 1,000 euro, njofton policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.
XS
SM
MD
LG