Ndërlidhjet

Dorëzohen regjistrat civilë për Kamenicën dhe Vitinë


Logo e EULEX-it

Logo e EULEX-it

Përfaqësues të EULEX-it kanë dorëzuar sot kopjet e vërtetuara të 1,550 librave të regjistrit civil nga Serbia në Agjencinë e Regjistrimit Civil të Kosovës.

Në njoftimin e misionit evropian thuhet se janë dorëzuar të gjithë regjisrat për komunën e Kamenicës dhe atë të Vitisë.

“Kopjet janë bërë dhe vërtetuar muajin e kaluar në kuadër të projektit me seli në Nish, në të cilin kanë marrë pjesë EULEX-i, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Këshilli Danez për Refugjatë dhe ekipet e Kosovës dhe të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Vlerësohet se në Serbi ndodhen edhe rreth 12,036 libra amë, ndërsa procesi i vërtetimit të kopjeve të tyre është pjesë e marrëveshjes së arritur më 2 korrik të vitit 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG