Ndërlidhjet

Ban kërkon më shumë kontribute për migrantët e rinj


Kreu i OKB-së, Ban Ki-moon.
Kreu i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka folur për kontributin e migrantëve të rinj në botë.

Ai ka thënë se shumë migrantë të rinj përballen me racizëm, ksenofobi, diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Gratë e reja përballen me rrezikun e shfrytëzimit dhe të abuzimit seksual, ka thënë ai.

“Me kthimin në vendet e tyre të origjinës, migrantët e rinj inkurajojnë zhvillimin duke aplikuar aftësitë dhe idetë që kanë fituar jashtë vendit. Në shumë raste, duke iu falënderuar migrimit, gratë arrijnë pavarësi financiare dhe sociale”, ka thënë Ban me rastin e Ditës së Rinisë, e cila këtë vit shënohet me temën “Të rinjtë dhe migrimi”.

Ban u ka apeluar vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që të kontribuojnë më shumë në promovimin e të drejtave të migrantëve të rinj dhe zhvillimit të potencialit të tyre.
XS
SM
MD
LG