Ndërlidhjet

Policia nuk “trazon” mbështetësit e Morsit


Kajro, 12 gusht 2013.
Kajro, 12 gusht 2013.
Autoritetet e Egjiptit duket se janë përmbajtur nga planet për të shpërndarë dy kampe të protestuesve në Kajro, të cilat mbahen nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.

Policia ka thënë se do të fillojë me largimin e protestuesve qysh në agim, por aksioni nuk është zhvilluar ende.

Dhjetëra mijëra mbështetës të Morsit kanë marshuar gjatë ditës së sotme në Kajro, duke brohoritur emrin e presidentit të përmbysur islamik.

Mijëra njerëz kanë ngritur dy kampe në rrugët e Kajros para se të rrëzohej Morsi më 3 korrik. Gjatë asaj kohe, mbi 250 njerëz janë vrarë në përleshjet në rrugë.
XS
SM
MD
LG