Ndërlidhjet

logo-print

Vulin: Strukturat e shëndetësisë në Kosovë nuk ndryshojnë


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se statusi i strukturave shëndetësore në Kosovë nuk do të ndryshojë as pas Marrëveshjes së Brukselit.

Siç raportojnë mediat serbe, Vulin ka biseduar të hënën me drejtorin e qendrës shëndetësore në Mitrovicë, Millan Ivanoviq, dhe ka përsëritur se qëndrimi i Zyrës dhe i Qeverisë së Serbisë është që asnjë vend i punës në Kosovë të mos shuhet.

“Shëndetësia në Kosovë është një nga institucionet tona më të rëndësishme. As pas Marrëveshjes së Brukselit, as pas çfarëdo marrëveshjeje tjetër, statusi i strukturave tona shëndetësore nuk do të ndryshojë në Kosovë. Ato mbesin të financuara dhe të udhëhequra si deri më tash”, ka thënë Vulin.
XS
SM
MD
LG