Ndërlidhjet

Vazhdojnë tensionet ndërkufitare në Kashmir


Kashmir/Indi
Kashmir/Indi
Luftimet ndërmjet forcave pakistaneze dhe atyre indiane në Kashmir kanë vazhduar edhe sot.

Të shtëna nga të dyja anët e kufirit de facto, të njohur si Linja e Kontrollit, janë raportuar nga të dyja palët.

Disa civilë janë vrarë dhe plagosur në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe banorët kanë nisur të evakuohen nga zona kufitare.

Pakistani ka akuzuar Indinë për sulme “të paprovokuara” qysh të dielën.

Komandantët e ushtrisë indiane kanë thënë se trupat e tyre i janë përgjigjur artilerisë së forcave pakistaneze.

Tensionet kanë nisur të ndizen më 6 gusht, kur pesë ushtarë indianë janë sulmuar dhe vrarë.

India ka fajësuar Pakistanin, ndërsa ky i fundit ka mohuar përfshirjen.

Territori i Kashmirit është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit me kufi të monitoruar nga Kombet e Bashkuara, por ai pretendohet në formën e plotë nga të dyja shtetet.
XS
SM
MD
LG