Ndërlidhjet

Së paku 13 persona të vrarë në Irak


Foto arkivi

Foto arkivi

Së paku 13 persona kanë humbur jetën në Balad të Irakut, nga shpërthimi i bombës në një kafene të mbushur me njerëz.

Sulmi ka lënë edhe dhjetëra persona të plagosur.

Militantët kanë kryer disa sulme nëpër kafene dhe tregje të populluara gjatë Muajit të Ramazanit, i cili ka përfunduar javën e kaluar.

Sulmi i së hënës ka ndodhur disa javë pas sulmeve të Al Kaidës në burgjet pranë Bagdadit, të cilat kanë çuar në lirimin e qindra të burgosurve, përfshirë militantë.
XS
SM
MD
LG