Ndërlidhjet

Rusi deklarohet i pafajshëm për sulmin kibernetik në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Një rus, i cili akuzohet se ka qenë pjesë e unazës më të madhe të krimit kibernetik që ndiqet në Shtetet e Bashkuara, është deklaruar jofajtor për akuzat që mund ta dërgojnë atë në burg për 30 vjet.

Dmitry Smilianets, profesionist i kompjuterëve nga Moska, është paraqitur në një gjykatë federale të Nju Xhërsit.

Ai akuzohet për konspiracion me hakerët kompjuterikë nga Rusia dhe Ukraina për të vjedhur më shumë se 160 milionë numra të kartave të kreditit dhe debitit, së bashku më 300 milionë dollarë.

Kompanitë e infiltruara kanë përfshirë këmbimoren NASDAQ.

Smilianets është në paraburgim që prej ekstradimit të tij nga Amsterdami në shtator të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG