Ndërlidhjet

Henkel tërheq produktin e toaletit nga Ukraina


Ilustrim
Ilustrim
Kompania gjermane Henkel ka tërhequr një sprej aromatik nga Ukraina, pas ankesave të konsumatorëve se produkti për toalet mban ngjyrat që i ngjajnë flamurit kombëtar të Ukrainës.

Përmes deklaratës në Facebook, Henkel ka thënë se ndjen keqardhje nëse njerëzit janë ndjerë të ofenduar me dizajnin.

Kompania ka shpjeguar se ngjyra e kaltërt ka simbolizuar ujin dhe hugjienën, ndërsa e verdha aromën e limonit.

Henkel, megjithatë, ka thënë se merr shumë seriozisht shqetësimet e konsumatorëve dhe ka vendosur që menjëherë të ndalojë furnizimin e Ukrainës me BrefDuo.

Kompania po ashtu ka ndaluar reklamat në televizion.
XS
SM
MD
LG