Ndërlidhjet

Vriten 44 besimtarë në një xhami të Nigerisë


Nigeri - fotografi ilustruese

Nigeri - fotografi ilustruese

Zyrtarë të Qeverisë së Nigerisë kanë bërë të ditur se ekstremistët e dyshuar islamistë kanë vrarë 44 besimtarë në një xhami, në verilindje të vendit.

Burimet e njëjta kanë thënë se personat e armatosur, që kanë hyrë në xhaminë e qytetin Konduga dhe kanë vrarë besimtarë myslimanë, kanë qenë ekstremistë nga grupi Boko Haram.

Ngjarja ka ndodhur qysh të dielën, ndonëse lajmi është bërë i ditur sot.

Sipas autoriteteve, vrasjet kanë qenë hakmarrje ndaj grupeve të qytetarëve, që ndihmojnë ushtrinë e Nigerisë në luftën kundër grupit islamik, i cili është rebeluar qysh në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG