Ndërlidhjet

logo-print

Japonezët shkatërrojnë “simbolin e cunamit”


Japoni - foto ilustruese

Japoni - foto ilustruese

Një anije e madhe e peshkimit në Japoni, e cila është bërë simbol i shkatërrimit të shkaktuar nga cunami i vitit 2011, do të çmontohet.

Anija, e emëruar “Kyotokumaru” ka qenë e vendosur në një lagje banimi në qytetin Kensennuma.

Qyteti ka qenë i ndarë nëse duhet shkatërruar apo mbajtur atë si monument.

Por, në referendumin e mbajtur votuesit kanë vendosur ta shkatërrojnë pasi “ka qenë një kujtim i keq për katastrofën”, e cila ka vrarë 19,000 persona dhe ka shkaktuar probleme të mëdha bërthamore në centralin Fukushima.

Vizitorët vazhdojnë ende të vinë dhe të lënë lule pranë anijes.

Zyrtarët e qytetit kanë thënë se çmontimi i anijes do të nisë në javët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG