Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Palestinezët “të mos reagojnë negativisht”


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u ka bërë thirrje palestinezëve që “të mos reagojnë negativisht” ndaj njoftimit të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Duke folur gjatë udhëtimit në Kolumbi, Kerry ka theksuar nevojën e Izraelit dhe të palestinezvëe që t’i kthehen tryezës së negociatave.

Më herët, Uashingtoni ka shprehur “shqetësime serioze” rreth planeve të Izraelit për të ndërtuar mbi 1,000 shtëpi të reja për hebrenjtë.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara pritet të rinisin të mërkurën në Jerusalem.

Marrëveshja pritet të arrihet brenda nëntë muajsh, por Uashingtoni druan se ndërtimi i vendbanimeve të reja izraelite mund të rrënojë procesin.

Bisedimet janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën e pushtuar palestineze.
XS
SM
MD
LG