Ndërlidhjet

Keita fiton presidencialet në Mali


Ibrahim Boubacar Keita
Ibrahim Boubacar Keita
Ish-kryeministri i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, ka fituar zgjedhjet presidenciale në këtë vend.

Kundërkandidati i tij, ish-ministri i Financave, Soumaila Cisse, ka pranuar humbjen, ndërsa Keitas i ka uruar fat në detyrën e re.

Keita, 68 vjeç, ka shërbyer si kryeministër në periudhën 1994-2000.

Këto kanë qenë zgjedhjet e para në Mali që nga fillimi i vitit 2012, kur një rebelim ka çuar në përmbysjen e liderit Amadou Toumani Toure dhe në një shpërthim të dhunës separatiste në veri të vendit.

Trazirat kanë bërë që Franca të dërgojë mijëra trupa në janar të këtij viti, për të dobësuar kontrollin e rebelëve islamikë.
XS
SM
MD
LG