Ndërlidhjet

Garuesit për kryetar të Moskës mbajnë debatin e parë


Kandidatët për kryetar të Moskës.
Kandidatët për kryetar të Moskës.
Pesë nga gjashtë kandidatët në garën për kryetar bashkie të Moskës kanë mbajtur debatin e parë, duke u fokusuar në problemet e përditshme të banorëve të kryeqytetit rus.

Kandidati i opozitës, Aleksei Navalni, është zotuar se do të luftojë korrupsionin dhe ka shfaqur dyshime se projektet e mëdha infrastrukturore në Moskë janë duke iu dhënë miqve të presidentit Vladimir Putin.

Në debatin e së hënës mbrëma nuk ka marrë pjesë ushtruesi i detyrës së kryebashkiakut, Sergei Sobyanin, i cili po ashtu garon në zgjedhje.

Deri në procesin elektoral të 8 shtatorit janë planifikuar edhe 11 debate.
XS
SM
MD
LG