Ndërlidhjet

Opozitari rus kërkon azil në Suedi


Ilustrim
Ilustrim
Udhëheqësi i lëvizjes opozitare ruse “Fronti i Majtë” ka kërkuar azil politik në Suedi.

Aleksei Sakhin i ka thënë Radio Suedisë së ka arritur në këtë vend një muaj më parë, për të shmangur arrestimin e mundshëm në lidhje me trazirat e majit 2012 në sheshin Bolotnaja të Moskës.

Një tjetër udhëheqës i Frontit të Majtë, Sergei Udaltsov, dhe ndihmës i një ligjvënësi opozirar, Leonid Razvozzhayev, janë akuzuar formalisht për organizimin e trazirave masive.

Protestat kundër presidentit Vladimir Putin ishin shndërruar në dhunë dhe dhjetëra demonstrues dhe policë ishin plagosur.

Mbi 30 persona janë akuzuar në lidhje me to.
XS
SM
MD
LG