Ndërlidhjet

SHBA dhe Gjeorgjia kryejnë stërvitje detare


Ilustrim
Ilustrim
Forcat detare gjeorgjiane dhe amerikane kanë kryer stërvitje në brigjet e Gjeorgjisë, pranë Batumit.

U.S.S. Bulkeley, një shkatërrues amerikan që ka arritur në portin e Batumit të shtunën, ka marrë pjesë së bashku me dy skafe nga Rojet Bregdetare të Gjeorgjisë.

Anijet kanë bërë operacione të simuluara të sigurisë.

Zjarrfikësit gjeorgjianë kanë praktikuar edhe shuarjen e një zjarri të simuluar në bordin e anijes amerikane.

U.S.S. Bulkeley do të lërë ujërat gjeorgjiane të martën, pasi të kenë përfunduar të gjitha ushtrimet.
XS
SM
MD
LG