Ndërlidhjet

Nis dhe shtyhet gjykimi i vjedhësve të pikturave


Një nga pikturat e vjedhura në muzeun e Roterdamit.
Një nga pikturat e vjedhura në muzeun e Roterdamit.
Gjykimi i tre rumunëve, të akuzuar për vjedhjen e shtatë pikturave të famshme, nga një muze holandez, është hapur dhe shtyrë menjëherë, të martën në Bukuresht.

Gjykata ka thënë se duhet më shumë kohë për të shqyrtuar disa çështje.

Gjykimi, i cili do të rinisë muajin e ardhshëm, ka filluar me frikën se pikturat, që përfshijnë vepra të Monetit, Picassos dhe Gauguinit, mund të jenë shkatërruar.

Pesë të akuzuarit kanë qenë të pranishëm në seancë, ndërsa i dyshuari i gjashtë do të gjykohet në mungesë.

Pikturat janë vjedhur në një muze të Roterdamit tetorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG