Ndërlidhjet

Londër: Takimi i 111-të Angli – Skoci


Stadiumi Wembley në Londër
Stadiumi Wembley në Londër
Në futbollin ndërkombëtar, ekzistojnë pak rivalitete më të mëdha, por asnjëri nuk është aq i vjetër sa ndeshjet Anglia kundër Skocisë.

Aq i ashpër ishte mllefi ndërmjet dy palëve, sa që para një çerek shekulli, duke u ballafaquar me humbjen e betejës kundër huliganizmit në rritje, takimet e tyre vjetore në futboll është dashur të anulohen.

Të vetmet ndeshje prej vitit 1989, ishin ato në kuadër të garave zyrtare. Të dy fqinjët janë ballafaquar në vitin 1996 në Kampionatin Evropian në Londër, dhe tri vite më vonë në kualifikimet për Euro 2000, raporton AP.

Tash, për të parën herë prej vitit 1989, përkundër kthimit sporadik të dhunës së simpatizuesve në ndeshjet e futbollit gjatë viteve të fundit, rivalët e vjetër takohen përsëri, me dëshirën e tyre.

Takimi do të zhvillohet nesër në stadiumin londinez, Wembley, dhe është ndeshja e 111-të ndërmjet Anglisë dhe Skocisë, prej duelit të partë, që është zhvilluar në vitin 1872.
XS
SM
MD
LG