Ndërlidhjet

Reichel: Gjermania e mbështet Kosovën në proceset integruese


Pamje nga një takim i mëparshëm Hoxhaj - Reichel në Prishtinë
Pamje nga një takim i mëparshëm Hoxhaj - Reichel në Prishtinë
Ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë dhe ka shprehur përkrahje të mëtejshme të vendit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruaese.

Siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, këto komente zoti Reichel, që tash është i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, i ka bërë gjatë takimit me Ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot në Prishtinë.

Ambasadori Reichel ka vlerësuar të arriturat në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, dhe ka shprehur angazhimin e Gjermanisë për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes për normalizim në tërësi.

Ministri Hoxhaj, pos tjerash, e ka vlerësuar shumë të rëndësishme mbështetjen e Gjermanisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim – Asocim të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe në procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Zoti Hoxhaj është shprehur për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesorë strategjikë të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG