Ndërlidhjet

Irak: Civilë dhe policë të vrarë nga shpërthimet


Pamje nga një sulm i mëparshëm me makinë - bombë në Bagdad të Irakut
Pamje nga një sulm i mëparshëm me makinë - bombë në Bagdad të Irakut
Zyrtarët e Irakut thonë se nga dy shpërthimet e dy makinave –bomba, sot janë vrarë së paku gjashtë vetë.

Në sulmin e parë, një bombë ka shpërthyer në qytetin Madain, 20 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad, afër një vendi të shenjtë shiit, duke i vrarë katër njerëz.

Në sulmin tjetër, në Kirkuk, janë vrarë dy policë, derisa përpiqeshin ta deaktivizonin makinën – bombë, të vendosur në një rrugë afër këtij qyteti verior irakian.
XS
SM
MD
LG