Ndërlidhjet

Egjipt: Policia përdori gaz lotsjellës për ndaljen e përleshjeve


Pamje nga përleshjet e sotme në Kajro
Pamje nga përleshjet e sotme në Kajro
Policia në Egjipt sot ka përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë grupet, që janë përleshur në kryeqytetin Kajro.

Në përleshje kishin marrë pjesë lojalistët e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, dhe mbështetësit e qeverisë së re të instaluar nga ushtria.

Mediat kanë raportuar se disa mijëra mbështetës të Morsit kishin marshuar kah ndërtesat e ministrive në pjesën qendrore të Kajros, kur banorët e kësaj hapësire filluan të brohorisin parulla kundër tyre dhe të gjuajnë me gurë dhe shishe.

Mbështetësit e Morsit u përgjigjën, poashtu, duke gjuajtur me gurë dhe ka pasur edhe përleshje.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për t’i ndalur konfrontimet.

Ushtria e Egjiptit e ka përmbysur presidentin Morsi më 3 Korrik, pas disa ditëve të protestave masive , në të cilat kërkohej dorëheqja e tij.

Mbështetësit e Morsit i kanë krijuar dy kampe protestuese në Kajro dhe kanë mbajtur pothuajse demonstrata ditore duke kërkuar kthimin e Morsit në presidencë.

Prej përmbysjes së tij, në përleshje janë vrarë së paku 250 njerëz.
XS
SM
MD
LG