Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Shefi i EULEX-it takohet me Gjuriqin


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, Bern Borchardt, është takuar sot me ushtruesin e detyrës së komandantit rajonal, Nenad Gjuriq.

Ata kanë diskutuar për punën e Ekipit të Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës dhe për sfidat që ekzistojnë për kryerjen me sukses të punëve policore në pjesën veriore, njoftoi misioni EULEX.

Zoti Borchardt ka theksuar se EULEX-i ofron ekspertizën e vet dhe mbështetjen për ekipin e ri policor në veri.

Borchardt dhe Gjuriq, poashtu, kanë biseduar për operacionin e përbashkët në luftimin e shkatërrimeve të pyjeve, që ishte kryer sot nga Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

Vlerësohet se operacioni është një shembull në të cilin Policia e Kosovës dhe EULEX-i, me përpjekje të kombinuara, angazhohen në luftën kundër krimit të organizuar.

Operacioni ishte përgjigjje ndaj shqetësimeve të komunitetit në territorin e Leposaviqit, lidhur me dëmin ekologjik dhe ekonomik, i shkaktuar nga shpyllëzimi ilegal.

“Jam shumë i kënaqur që u takova me zotin Gjuriq”, tha Borchardt, dhe shtoi se “planet e tij për punë me komunitetin për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre, janë saktësisht ato që duhen”.
XS
SM
MD
LG