Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Kryeministri paraqiti dorëheqje


Pamje nga një pjesë e Pragës

Pamje nga një pjesë e Pragës

Kryeministri i Çekisë, Jiri Rusnok, ka paraqitur dorëheqje, pasi qeveria e tij nuk e mori votëbesimin në parlament javën e kaluar.

Presidenti Milos Zeman, sot e ka pranuar dorëheqjen, por ka kërkuar që kabineti Rusnok ta vazhdoj punën derisa të emërohet kryeministri i ri.

Rusnok ishte emëruar për kryeministër më 10 Korrik, pasi paraardhësi i tij, Peter Necas, paraqiti dorëheqje për shkak të një skandali për korrupsion.

Presidenti Zeman e emëroi Rusnokun, që është aleat shumëvjeçar i tij, megjithë kundërshtimet nga partitë kryesore politike të Republikës Çeke.

Parlamenti i Çekisë planifikon mbajtjen e një senace speciale gjatë javëve të ardhshme për të debatuar lidhur me shpërbërjen e vet dhe, rrjedhimisht, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në favor të të cilave ishte shprehur edhe presidenti Milos Zeman.
XS
SM
MD
LG